LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i të shëruarve, bie numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë

Rritet numri i të shëruarve, bie numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë
Foto: Arkiv

Kanë kaluar nëntë muaj nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, ndërsa ditëve të fundit duket se situata po shkon duke u përmirësuar.

Në dy javët e fundit, pothuajse secilën ditë numri i personave të shëruar nga coronavirusi është më i lartë sesa ai i të infektuarve, ku vetëm sot janë shëruar 555 pacientë.

Sipas raportit 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit  janë testuar gjithsej 1.327 mostra prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive.


Pesë të vdekur dhe 329 raste me coronavirus në 24 orë e fundit
Lexo po ashtu Pesë të vdekur dhe 329 raste me coronavirus në 24 orë e fundit

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë pesë persona të cilët kanë vdekur nga COVID-19, shumë më pak se ditëve të kaluara.

Kurse gjatë dy ditëve të kaluara, në Kosovë janë raportuar nga dymbëdhjetë të vdekur me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori