LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 të shtruar në spitale, 9 fëmijë dhe 3 foshnje po trajtohen në Pediatri dhe Neonatologji

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 të shtruar në spitale, 9 fëmijë dhe 3 foshnje po trajtohen në Pediatri dhe Neonatologji

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se është rritur numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.

Bazuar në raportin e datës 21 korrik 2022, rritje të numrit të pacientëve ka në Klinikën Infektive, Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Pediatrisë dhe në atë të Neonatologjisë.

Në tërë ShSKUK-në, të spitalizuar me COVID-19 janë 91 pacientë


Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 25 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë dhe Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje.

Spitali i Gjakovës,11 pacientë, Spitali i Pejës, 17 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë . /Telegrafi/