LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i kosovarëve që marrin nënshtetësinë serbe (Video)

Rritet numri i kosovarëve që marrin nënshtetësinë serbe (Video)

Për shkak se qytetarët e Kosovës ende nuk mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, shumë të rinj gjejnë rrugë të tjera për të mos e pasur problem pajisjen me një vizë.

Madje ka të rinj që kohëve të fundit po aplikojnë për të marrë nënshtetësinë e Serbisë.

RTV Dukagjini ka kuptuar se kjo po u mundësohet në komunën e Graçanicës dhe të Novobërdës ku ende punohet sipas ligjeve të Serbisë.


Ndërkaq, Haradinaj sot, në Samitin e Sofjes ka biseduar për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Secili vend e ka një kërkesë të menjëhershme – Kosova e ka liberalizimin e vizave. Bisedova edhe me Presidentin e Francës, Macron, jo me kancelaren Merkel, por këshilltaren e saj. Ka ardhë koha që Kosovës t’i jepet lëvizja e lirë”.

“Isha direkt aq sa munda që t’iu them se kemi nevojë për përkrahjen e juaj në këtë temë. Mendoj që institucionet e BE-së brenda javës do të na pranojnë zbatimin e të gjitha kritereve, pastaj janë vendet veç e veç, proces që mund të marrë edhe disa muaj”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori