LAJMI I FUNDIT:

Rritet niveli i ujit në lumin Mirusha, rrezik për përmbytje të vendbanimeve përgjatë lumit (Foto)

Rritet niveli i ujit në lumin Mirusha, rrezik për përmbytje të vendbanimeve përgjatë lumit (Foto)

Si rezultat i reshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit, niveli i ujit në lumin Mirusha, është rritur dukshëm, por deri në këtë moment nuk janë shkaktuar përmbytje dhe as depërtime të ujit në shtëpi banimi.

Sipas një njoftimi të Komunës së Malishevës, në disa vende lumi ka dalë nga shtrati, por pa shkaktuar ndonjë rrezik për qytetarët.

Por sipas njoftimit, nëse vazhdojnë reshjet e shiut, pritet që fillimisht të bllokohet rruga Mirushë-Gurbardh, pjesa e urës mbi liqenin Mirusha, ku niveli i ujit është në nivel me rrugën, përkatësisht urën mbi liqe.


“Lumi Mirusha, ka dalë nga shtrati në hyrje të fshatit Banjë, por nuk janë shënuar dëme, ndërsa niveli i ujit është i rritur përgjatë tërë shtratit të lumit”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, gjatë tërë ditës ka qenë në gatishmëri dhe në inspektim të vazhdueshëm të situatës.

Sipas kësaj drejtorie, nëse vazhdojnë reshjet e shiut, rrezik mbetet diga e liqenit në Mirushë, si dhe vendbanimet përgjatë lumit Mirusha, ku mund të ketë përmbytje eventuale.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, do të vazhdojë të vëzhgoj situatën pa ndërprerë. Në vëzhgim të situatës janë edhe Policia e Kosovës, duke i vëzhguar pikat që konsiderohen më problematike. Një nga faktorët e daljes nga shtrati të lumit, janë edhe mbeturinat që persona të pandërgjegjshëm i gjuajnë në lum ose përgjatë lumit”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/

m1

m2

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori