LAJMI I FUNDIT:

Rritet kreditimi në Maqedoni

Rritet kreditimi në Maqedoni

Sipas analizës së Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM) rritja e kreditimit buron nga rritja e aktiviteti kreditor të popullsisë, ndërkaq ulje të kreditimit ka te kompanitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas projeksionit më të fundit të BPM-së, rritja ekonomike në Maqedoni do të jetë 2.3%, për këtë vit.

Në çerekun e tretë të këtij viti, BPM-ja ka regjistruar rritje të depozitave të qytetarëve dhe firmave, për 2.3%. Kursimi i popullsisë është rritur për 1.8%, kurse i firmave, për 4.2%./Telegrafi/