LAJMI I FUNDIT:

Rritet inflacioni në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 10 për qind

Rritet inflacioni në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 10 për qind
Foto: Olsi Shehu/Anadolu Agency

Pas gjashtë muajsh radhazi, kur shfaqi shenja ngadalësimi, rritja e çmimeve u përshpejtua sërish në muajin maj, përkundrejt pritshmërive të Bankës së Shqipërisë që treguesi të kishte një ulje graduale përgjatë këtij viti.

INSTAT njoftoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2023 është 4.7 për qind, një vit më parë ky ndryshim ishte 6.7 për qind.

Që nga tetori i vitit 2022, kur inflacioni arriti në 8.3 për qind, niveli më i lartë që nga 1998, treguesi ishte ulur në mënyrë konstante deri në prill, kur zbriti në 4.6 për qind, për t’iu rikthyer sërish rritjes së lehtë në maj.


Nuk duket të ketë ndikuar as rënia e ndjeshme e euros e dollarit, që teorikisht duhet të ulte çmimet e produkteve të importuara, pasi importuesit me të njëjtën sasi lekësh mund të blejnë më shumë valutë e si rrjedhojë më shumë mallra.

Ndikimin kryesor në shtimin e presioneve inflacioniste e ka dhënë shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,58 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,47 pikë përqindje.

Banka e Shqipërisë deklaroi më herët se inflacioni ka pasur tendencë rënëse, i ndikuar nga rënia e përgjithshme e inflacionit në ambientin botëror, efekti i bazës së lartë krahasuese të një viti më parë dhe nga efektet e para të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare.

Parashikimet e bankës sugjerojnë se inflacioni do të vijojë rënien graduale gjatë këtij viti dhe do të kthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2024. Megjithatë, rritja e pagave pritej që të ndikonte në shtimin e presioneve inflacioniste.

Krahasuar me muajin Maj 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 10.0 për qind, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6.9 për qind.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 18.3 për qind, ndjekur nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 14.3 për qind, “mish” me 12.1 për qind, “fruta” me 12,0 për qind, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori