Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e kostos së ndërtimit për tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas saj, niveli është rritur për 3.9 përqind.
Shtëpinë nuk ka ende një vit që ka nisur ta ndërtojë. E shpenzimet i kanë dal jashtë pritshmërive.
Një banor nga qyteti i Obiliqit, që nuk deshi të flasë para kamerës thotë se çmimet e materialeve ndërtuese e të nevojshme për shtëpinë e vet janë rritur, e njëherit kanë kaluar pritshmëritë.
“Para disa viteve, shtëpia dy kat më ka kushtuar rreth 12 mijë euro ndërsa sot, vetëm një kat rreth 30 mijë euro. Rreth 45 cent blloku, 1.50 tjegullat, 75 euro betoni dhe rreth 8.50 euro armatura”, tregon ai për RTV Dukagjinin.
E se kostoja e ndërtimit është rritur e thotë edhe një raport i realizuar nga ASK.
Sipas këtij raporti, krahasuar me vitin 2023, në tremujorin e dytë të këtij viti, rritje e indeksit të ndërtimit është shënuar për 3.9 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 3,9% në tremujorin e dytë (TM2 2024), krahasuar me tremujorin e dytë (TM2 2023). Rritje më të madhe kishte te pagat (16,8%), transporti (6,3%), kostot e tjera (2,4%), dhe materialet (2,0%). Ndërsa, rënie pati te energjia (-2,1%) dhe makineritë (-1,3%)”, njofton ASK
Sipas ish-kryetarit të Odës Ekonomike, e gjithë kjo shkaku i inflacionit.
”Përveç materialeve bazike në ndërtimtari dhe ngritjes së çmimit të tyre, kemi edhe ngritje të fuqisë punëtore, të kostos së saj dhe kësaj i shtohet edhe një fakt, kemi material të importuar nga pjesa dërrmuese e importit përcillet me inflacion, çka e bën koston e ndërtimit tejet të shtrenjtë. ..Vet fakti që krahasuar me vitin e kaluar kemi rënie të të ardhurave, liberalizimi e ka ngritur shpenzimet për udhëtime dhe janë barrë pjesa dërrmuese e diasporës, duhet të gjindet një modalitet që ky sektor të mbështetet sepse nëse nuk është në monitorim, do kemi dëmtim të këtij sektori, shumë degët të ekonomisë mund të shkatërrohen. Bankat do jenë shumë më fleksibile që të mbështesin ndërtimin por edhe në të njëjtën kohë, të kenë fleksibilitet dhe komunikim më të mire me blerësit potencial që të kenë kredi”, ka thënë Safet Gërxhaliu, ekonomist.
E si zgjidhje, Gërxhaliu sheh nevojën për më shumë investime e gatishmëri nga bankat.
”Kemi të bëjmë edhe me fuqinë e rënies së fuqisë blerëse nga diaspora dhe kjo e dëshmon se kapitali kosovar më shumë po vepron jashtë sesa në Kosovë. Besoj që një dialog publiko-privat është i nevojshëm. Bankat komerciale duhet të marrin rol më të rëndësishëm në këtë drejtim…të kemi kapital më të freskët, qoftë nga diaspora por në mungesë të stabilitetit ekonomik, shumëkush po ikë nga Kosova, jo vetëm investorë të huaj por edhe biznese vendore. Andaj besoj që duhet të bëhet shumë më tepër për ekonominë sesa vetëm të flitet dhe duhet të depolitiziohet, nëse mendohet të jetë proces i volitshëm në të ardhmen”, ka thënë Gërxhaliu.
Vitin e kaluar, indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pati rritje për 0.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët