Dy gra janë arrestuar të cilat pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëra-tjetrën si dhe kanë dëmtuar rrobat e njëra-tjetrës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:58, në Leposaviq.


Tutje thuhet gratë ia kanë dëmtuar rrobat njëra-tjetrës.

“Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, të cilat pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëra-tjetrën si dhe kanë dëmtuar rrobat njëra-tjetrës”, thuhet në raport.

Ndryshe, pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar te dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/