LAJMI I FUNDIT:

RrGK dhe Lobi reagojnë për logon e 11 vjetorit të pavarësisë, kërkojnë zëvendësimin e saj

RrGK dhe Lobi reagojnë për logon e 11 vjetorit të pavarësisë, kërkojnë zëvendësimin e saj

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë (Lobi) janë tejet të indinjuara me lansimin që iu bë logos së 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku në plan të parë paraqitet vetëm silueta e një burri.

Sipas tyre, silueta aktuale në logo mohon promovimin e kontributit të barabartë gjinor, e specifikisht kontributin e madh të grave në shoqërinë kosovare.


“Ne iu bashkangjitemi opinioneve të përfaqësuesve të shoqërisë civile, dhe bashkëndajmë mendimin se logoja aktuale është diskriminuese dhe e papranueshme, meqenëse nuk njeh kontributin e grave në shtet-ndërtim”, thuhet në reagim.

Logoja e 11 vjetorit të Pavarësisë - “Kosova, nder dhe detyrë”
Lexo po ashtu Logoja e 11 vjetorit të Pavarësisë - “Kosova, nder dhe detyrë”

RrGK dhe Lobi nuk pajtohen me deklaratën e dhënë nga përfaqësuesi i protokollit të shtetit, Orhan Hajrizi, sipas të cilit logoja është dizajnuar në mënyrë që të konsiderohet si dedikim drejt formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Jemi të bindura që puna dhe përfaqësimi i identitetit tonë shtetëror është promovuar shumë herë në këto vite nga gratë kosovare, e madje arritjet e tyre janë brohoritur nga vetë zyrtarët shtetërorë. Prandaj, këto merita duhet të konsiderohen si të barabarta për nga niveli i rëndësisë dhe ri-theksojmë se njohja e kontributit të grave në ndërtimin e imazhit shtetëror duhet të reflektohet edhe në logon e 11 vjetorit të pavarësisë”, thuhet më tej në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori