Gjatë orëve të pasdites së sotme, autostrada Prishtinë - Pejë është bllokuar për një orë, si pasojë e një druri të vjetër që ka rënë në mes të rrugës në Llapushnik.

Rënia e papritur e drurit ka shkëputur edhe disa kabllo të rrjetit elektrik, duke bërë që veturat të mos qarkullojnë, deri në arritjen e njësiteve përkatëse për intervenim, transmeton Telegrafi.


Përveç kolonave të gjata në të dy anët e rrugës, nuk raportohet për ndonjë të lënduar, apo dëm material. /Telegrafi/

Rrezohet foto 2

Rrezohet foto 3

Rrezohet foto 4