LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 0° partlycloudy_night

Rrëzimi i kulmit të ndërtesës së komunës së Prishtinës, D+ mirëpret vendimin e Prokurorisë Themelore për ngritjen e aktakuzës ndaj dy personave

Rrëzimi i kulmit të ndërtesës së komunës së Prishtinës, D+ mirëpret vendimin e Prokurorisë Themelore për ngritjen e aktakuzës ndaj dy personave

Demokraci Plus (D+) ka mirëpritur vendimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për ngritjen e aktakuzës ndaj dy personave të përfshirë në rastin e rrëzimit të kulmit në ndërtesën e Komunës së Prishtinës.

Në reagimin e tyre thuhet se ky është një hap i rëndësishëm në kërkimin e përgjegjësisë për këtë ngjarje, që mund të përfundonte me pasoja më të mëdha në njerëz.

“D+ rikujton se ky rast mund të ishte shmangur nëse institucionet publike do të kishin #zbatuar me përpikëri legjislacionin në fushën e prokurimit publik. Kompania e përfshirë kishte një histori të dokumentuar mashtrimesh, përfshirë përdorimin e dokumenteve të falsifikuara për të fituar kontrata publike me vlera të mëdha financiare. Pavarësisht këtyre shkeljeve, ajo nuk ishte diskualifikuar asnjëherë nga pjesëmarrja në tenderime publike, duke vazhduar kështu të cenojë integritetin e procesit të prokurimit dhe sigurinë e projekteve të rëndësishme publike. Këtë fakt e kemi paraqitur edhe në raportin e publikuar “Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës – alarm për luftimin e korrupsionit në prokurim publik”, ku kemi theksuar mungesën e kulturës ndëshkuese ndaj kompanive që falsifikojnë, keqpërdorin apo mashtrojnë në prokurim publik”, thuhet mes tjerash në reagim.


Në këtë kontekst, D+ thekson rëndësinë e zbatimit të plotë të Ligjit për Përgjegjësinë e Personave Juridik për Vepra Penale, i cili parasheh që veprimet e paligjshme të ndërmarra për realizimin e dobive të kenë pasoja jo vetëm për individët e përfshirë, por edhe për kompanitë që përfitojnë prej tyre.

Po ashtu, D+ shton se zbatimi i këtij ligji është thelbësor për të garantuar integritetin dhe transparencën në proceset e prokurimit publik, si dhe për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

” D+ mbetet e përkushtuar të ndjekë këtë rast dhe të #avokojë për një sistem më transparent dhe të drejtë të prokurimit publik”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Liga e Kampionëve
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit

Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit

Magazina
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Kalo në kategori