Rrezikuan jetën në lumin e mbushur me krokodilë, për të shpëtuar një elefant të vogël (Video)

18:"© Fortitude Press
Elefanti vogël që kishte rënë në lumin e një rezervati në Keni, është shpëtuar nga disa të pranishëm.
Ata rrezikuan jetën duke shkuar rreth dhjetë metra larg bregut, në ujërat e turbullta që janë të mbushura me krokodilë, por megjithatë ia dolën pa probleme, transmeton Telegrafi.
Pranë tyre kanë qëndruar shumë njerëz, që pas intervenimit i lavdëruan duke i quajtur edhe heronj.
Pasi u shpëtua nga fundosja apo sulmet e mundshme, elefantin e dërguan te tufa, prej nga ishte shkëputur gjatë motit me të reshura shiu. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































