Rreziku nga ëmbëlsirat dhe biberonat, stomatologia Krasniqi tregon si t'i mbrojmë dhëmbët e fëmijëve

Gjatë episodit të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, stomatologia Albanë Krasniqi trajtoi një ndër temat më të rëndësishme për shëndetin oral të fëmijëve: ndikimin e ushqimit në shëndetin e dhëmbëve.
Sipas saj, ushqimet që fëmijët konsumojnë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe jetëgjatësinë e dhëmbëve të tyre.
“Shëndeti i dhëmbëve varet shumë prej ushqimeve që ne i konsumojmë”, tha Krasniqi.
Ajo theksoi se një ndër arsyet kryesore për prishjen e dhëmbëve te fëmijët janë produktet e pasura me sheqer, siç janë ëmbëlsirat, bonbonet, pijet e gazuara dhe ato të ambalazhuara.
https://youtube.com/shorts/H930ZLOmWk8?si=CiFDX041_LFLcEwh
Krasniqi theksoi se një tjetër faktor i dëmshëm është përdorimi i zgjatur i biberonit dhe shishes, veçanërisht gjatë natës.
Sipas stomatologes, këto zakonisht përmbajnë përbërës të ëmbël që ngjiten në sipërfaqen e dhëmbëve, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e kariesit.
“Ato përmbajnë sheqerna që ngjiten nëpër sipërfaqe të dhëmbëve dhe vjen deri te prishja e dhëmbëve e parakohshme”, sqaroi stomatologia, Krasniqi.
Për më shumë ndiqeni podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

















































