LAJMI I FUNDIT:

Rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese raportojnë edhe mediat ndërkombëtare

Rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese raportojnë edhe mediat ndërkombëtare

Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi vonë të enjten se një qeveri e re mund të formohet pa mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, një vendim i kundërshtuar nga partia e kryeministrit në detyrë, e cila ka premtuar protesta në rrugë.

Kështu e fillon shkrimin mediumi prestigjioz britanik Reuters, sipas të cilit Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua më 25 mars pas më pak se dy muaj në detyrë, pas mosmarrëveshjeve me partnerin e saj kryesor, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për trajtimin e saj të pandemisë së coronavirusit dhe rreth heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.

“Partia më e madhe politike nuk ka ekskluzivitetin për të propozuar kandidatin e kryeministrit për të formuar qeverinë”, tha gjykata në aktgjykimin e saj, citon Reuters vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përcjell Telegrafi.


Siç kujtohet më tej në shkrimin e Reuters, të publikuar gjithashtu edhe nga media tjera si The New York Times, Kurti mbështeti zgjedhje të parakohshme pasi pa që partitë e tjera u mblodhën së bashku me ish-partnerin e tij të koalicionit LDK për të formuar një qeveri të re.

Partia e tij tha se do të organizojë protesta në ditët e ardhshme.

Detyra për të formuar qeverinë tani i është dhënë kandidatit të LDK-së, Avdullah Hoti, ish-zëvendëskryeministër dhe një ministër i kaluar i financave.

Hoti ka premtuar se do të kthehet në negociata me Serbinë për të normalizuar marrëdhëniet nën ndërmjetësimin e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Bisedimet u ndërprenë në vitin 2018 kur një qeveri e mëparshme vendosi taksën 100% për mallrat e prodhuara në Serbi.

Reuters thotë se masa ka zemëruar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat mbështetën shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Ndërkohë, mediumi në fjalë shkruan se Kurti ka thënë se ndryshimi i qeverisë është nxitur nga presidenti Hashim Thaçi, i cili Kurti tha se ishte dakord për një shkëmbim territoresh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, sipas një plani që Serbia të njohë Kosovën, e cila do të ndihmonte Beogradin të bashkohej me Bashkimin Evropian. Thaçi ka mohuar akuzat.

Reuters sjell në pah edhe deklaratën e ambasadës amerikane në Kosovë ku thuhet: “Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë popullin e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori