LAJMI I FUNDIT:

Rreth 200 biznese kosovare trajnohen për investime në energji të ripërtërishme

Rreth 200 biznese kosovare trajnohen për investime në energji të ripërtërishme

Me qindra biznese, gjithandej Kosovës, kanë shfaqur interesim për investime në energji diellore dhe efiçiencë të energjisë, duke u bërë kështu pjesë e trajnimeve dhe asistencës teknike të mundësuar nga projekti GROW (Green Recovery and Opportunity Window).

Asistenca teknike përmes GROW përfshin ndihmën për përgatitjen e aplikacioneve të bizneseve për të përftuar financim të investimeve përmes kredive në bankat komerciale. Përveç trajnimeve dhe asistencës së personalizuar, bizneset mund t’i ndjekin procedurat dhe dokumentacionet e duhura për t’u bërë vet-prodhues të energjisë, apo për investime tjera dedikuar kursimit të energjisë elektrike.

Banka TEB, Banka për Biznes (BPB), Oda Amerikane, Unioni i Turizmit të Kosovës, Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Shoqata e përpunuesve të Drurit janë bashkëpunëtorët pionerë të projektit GROW me të cilët u organizuan trajnime anembanë Kosovës.

“Kemi gjetur gjuhë të përbashkët si me bankat ashtu edhe me shoqatat e biznesit sepse synimi është i njejtë: të ndihmohen bizneset në rrugën drejt pavarësimit të tyre nga tregu i energjisë. Në këtë proces, institucionet financiare duhet të jenë të gatshme për të luajtur rolin e tyre në njohjen dhe ofrimin e instrumenteve financiare të nevojshme. Investimi në energji diellore është diçka e pashmangshme dhe jemi shumë krenarë që ky projekt është përkrahur nga bizneset duke treguar gatishmëri për investim.” – tha Burim Hashani, drejtor i energjisë në Fondacionin e Mijëvjecarit e Kosovës (MFK).

Përveç trajnimeve me punëtori, konsulentët poashtu ofrojnë asistencë teknike të personalizuar për bizneset. Ata i shqyrtojnë potencialet dhe nevojat e bizneseve duke i udhëzuar rreth mundësive për financim të investimit të tyre.

“Nga përvoja ime me bizneset, për ta është me rëndësi që mos të preket rrjedha e parasë. Modeli financiar që ne kemi dizajnuar mundëson që kësti i kredisë për investime në panele diellore të jetë i përafërt me shumën e faturës së energjisë. Në këtë mënyrë, biznesi ndërron vetëm destinacionin e pagesës dhe pas përafërsisht 6 viteve është i pavarur.” – sqaron Arian Lila, eksperti financiar i projektit GROW.

GROW është projekt i dizajnuar dhe financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Fondacioni i Milleniumit i Kosovës (MFK). Përveç asistencës teknike, para dy javësh u promovua edhe dritarja e garancioneve bankare e ofruar nga partneri kryesor institucional në këtë projekt, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK). Projekti GROW implementohet nga kompania konsulente e fuqishme amerikane Tetra Tech si dhe Crimson Capital, kurse përkrahet nga agjensia e komunikimit në Kosovë, Republika Marketing Communications.

Bizneset mund të aplikojnë për trajnime dhe asistencë teknike falas përmes www.growkosovo.com.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Ekonomi
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Ekonomi
Kalo në kategori