Rreth 125 ushtarë të vrarë në Ukrainë

Yarema ka thënë se të vrarët përfshijnë ushtarë, zyrtarë policorë, roje kufitare dhe personel të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës.
Forcat qeveritare të Ukrainës kanë pësuar humbje të madhe kur separatistët kanë sulmuar një aeroplan ushtarak më 14 qershor, duke vrarë të 49 trupat dhe ekuipazhin në bord.
Në një tjetër zhvillim, Andriy Parubiy, udhëheqës i Këshillit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare të Ukrainës, ka thënë se në rajonet e Donjeckut dhe të Luhanskut janë 15,000 deri në 20,000 “terroristë të armatosur” dhe se shumica e tyre vijnë nga Rusia. /rel/
Nga
Telegrafi
17/06/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































