Qytetarët e Prishtinës nga orët e mëngjesit të së premtes janë përballur me kaos në trafik për shkak të kolonave të gjata të automjeteve, pasi nga sot ka filluar testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Rrugët në kryeqytet janë bllokuar dhe udhëtimi brenda qytetit ka shkaktuar tensionim te qytetarët pasi kanë mbetur me orë në kolona.


Telegrafi ju sjellë pamje të bllokimit të rrugëve në kryeqytet nga automjetet, të cilat kanë krijuar radhë të gjata nëpër në kryeqytet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë – Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia. – Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE – Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore – Rruga “Ukshin Hoti” – Rruga “Robert Doll” . /Telegrafi/

Pamje të kolonave në kryeqytet gjatë të premtes, ku u bë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjetet

p9 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

p8 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

p7 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

p6 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

p5 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

p4 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

p3 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

pr2 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

pr4 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

pr5 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

p2 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

pr 1 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

p1 Trafik në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova