Bedri Krasniqi u dënua me 17 vite burgim dhe 200.000 euro gjobë; Dervish Idrizaj u dënua me 13 vite burgim dhe 180.000 euro gjobë; Hamdi Krasniqi u dënua me 12 vite burgim dhe 150.000 euro gjobë; Ahmet Neziraj u dënua me 15 vite burgim dhe 150.000 euro gjobë; Himë Krasniqi u dënua me 10 vite e gjashtë muaj vite burgim dhe 150.000 euro gjobë; Selman Gashi u dënua me 10 vite burgim dhe 150.000 euro gjobë; Ilmi Lufaj u dënua me 10 vite burgim dhe 150.000 euro gjobë.

Të akuzuarit Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi dhe Himë Krasniqi janë dënuar edhe për posedim të kundërligjshëm të armëve.


Më 21 shtator 2010, të akuzuarit duke vepruar si një grup i organizuar kriminal e kishin rrëmbyer biznesmenin Azem Morina nga fshati Gllarevë në Komunën e Klinës. Ai ishte mbajtur peng për dyzet e katër ditë, ndërsa për të ishte kërkuar shuma prej tre milion eurosh. Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës. /Telegrafi/