Drejtuesit më të suksesshëm të biznesit në botë nga Bill Gates e Elon Musk e deri te Jack Ma kanë një gjë të përbashkët: Të gjithë zbatojnë “rregullin 5-orësh”
Sipas The News Trace, koncepti, i krijuar nga sipërmarrësi Michael Simmons, është shumë i thjeshtë: Njerëzit e suksesshëm gjithmonë “vendosin të paktën një orë në ditë (ose pesë orë në javë) për të gjithë karrierën e tyre për aktivitete që mund të klasifikohen si praktika të qëllimshme të të mësuarit.
Benjamin Franklin, shkencëtari, shpikësi dhe babai themelues i Amerikës, i famshëm për produktivitetin dhe suksesin e tij, ishte një pionier në zbatimin e këtij rregulli, sipas Simmons.
“Gjatë gjithë jetës, Franklin, investonte vazhdimisht rreth një orë në ditë në mësim. Unë e quaj këtë rregull Franklin prej pesë orësh: një orë në ditë në çdo ditë të javës”, tha ai.
“Amerikani i Parë”, siç u mbiquajt Franklin për fushatën e tij të palodhur për unitetin kolonial, ia kushtoi orëve të para të mëngjesit mësimin. Ai kryesisht lexonte dhe shkruante, madje krijoi një klub për “artizanët dhe tregtarët ambiciozë me të njëjtën mendim që shpresonin të përmirësonin veten duke promovuar komunitetin e tyre.”
Mendjet më të ndritura në botë e zbatojnë atë rregull edhe në jetën e sotme të vrullshme.
Sipërmarrësit dhe udhëheqësit si Bill Gates, Barack Obama, Warren Buffett, Oprah Winfrey, Elon Musk dhe Jack Ma kalojnë kohën e tyre të lirë duke mësuar.
Në shumicën e rasteve, aktiviteti me të cilin janë të angazhuar është leximi. Milionerë si Mark Cuban, pronar i Dallas Mavericks të NBA, dhe Dan Gilbert, pronar i Cleveland Cavaliers, zbuluan se ata lexonin nga një deri në tre orë në ditë. Elon Musk, themeluesi i ndërmarrjes hapësinore SpaceX, mësoi gjithçka që di për raketat duke lexuar.
Jack Ma, themeluesi i Alibaba, siguroi se “krahasuar me të tjerët, lexuesit kanë më shumë gjasa të njohin strategji dhe taktika të tjera nga industri të tjera”. Bill Gates deklaroi: “Leximi është një nga mënyrat kryesore që unë mësoj, dhe ka qenë që kur isha fëmijë”.
Dhe Obama, nga ana e tij, falënderoi librat për ndihmën e tyre për të “mbijetuar më presidencën e tij”.
Të tjerët zbatojnë rregullin pesë-orësh në veprimtari të tjera përveç leximit, megjithëse gjithmonë me qëllim të përmirësimit të të mësuarit të tyre.
Themeluesi dhe CEO i Twitter Jack Dorsey dhe CEO i LinkedIn Jeff Weiner janë të njohur për të marrë kohë gjatë gjithë ditës për të reflektuar dhe medituar, gjë që i ndihmon ata të marrin vendime më të mira biznesi.
Përveç leximit dhe reflektimit, ato 5 orë mund të përdoren edhe për eksperimente. Në fakt, Jack Ma theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti sepse lejon marrjen e njohurive të mësuara në jetën reale dhe në biznes. Avantazhi është se eksperimentet tregojnë se çfarë po funksionon, duke ju lejuar të mësoni nga gabimet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
10 thënie që jua rikujtojnë rëndësinë e guximit, pozitivitetit dhe vendosmërisë

Besohet se njerëzit më të bukur lindin nën këtë shenjë të zodiakut

Gjashtë gjëra që duhet t’i kujtosh vetes kur po kalon një ditë të keqe

Pse është e rëndësishme të reduktoni përdorimin e zbutësit të rrobave?
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës