LAJMI I FUNDIT:

Rregulla të rrepta në Zelandë të Re shkaku i coronavirusit, kryeministres iu ndalua hyrja në një kafene sepse nuk kishte hapësirë të bollshme

Rregulla të rrepta në Zelandë të Re shkaku i coronavirusit, kryeministres iu ndalua hyrja në një kafene sepse nuk kishte hapësirë të bollshme

Kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern i është ndaluar hyrja në një kafene, sepse nuk kishte hapësirë të bollshme, për shkak të numrit të kufizuar të njerëzve brenda.

Së bashku me të fejuarin e saj, Clarke Gayford ajo ka dashur të hynte në një lokal për kafen e mëngjesit, por nuk është lejuar të hynte, pasi ishte përmbushur numri i lejuar i klientëve, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund të besoj, sapo e kthye prapa kryeministren”, ka shkruar në Twitter, një vizitor që e kishte parë ngjarjen nga afër.


Ardern me të fejuarin Clarke

Zelanda e Re ka hyrë në fazën e dytë të kufizimeve, që nënkupton se kafenetë dhe restorantet janë të hapura, por duhet bërë kujdes të shtuar.

Të gjithë duhet të mbajnë nga një metër distancë kur ndodhen brenda, ndërsa ndalohet grumbullimi i më se dhjetë personave.

“Unë e marr përgjegjësinë për këtë ndalesë, sepse nuk rezervova, duke menduar se vetëm do të ulemi diku të pijmë kafe. Shërbimi bëri mirë, që nuk na la”, ka shkruar më pas i fejuari i kryeministres në Twitter, duke e lavdëruar shërbimin, për përmbajtjen e rregullave.

Mirëpo, ai ka bërë të ditur se kafenenë e kanë pirë në një restorant në afërsi, ku gjetën një tavolinë në dispozicion. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta -

Zelensky u përballë edhe me pyetje të pazakonta - "pse nuk ke kostume normale?"

Interesante
Kalo në kategori