LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Sanijes, mamisë së foshnjave të luftës në Kosovë

Rrëfimi i Sanijes, mamisë së foshnjave të luftës në Kosovë

Sanije Desku nga Malisheva ka ndihmuar rreth 100 gra që të lindin fëmijët e tyre gjatë luftës në vitet 1998-1999. Shumë fëmijë kanë lindur derisa forcat serbe kanë bombarduar fshatrat e kësaj komune.

Ajo thotë se ka pasur shumë raste të lindjeve të vështira në luftë.

“Janë 83-84 lindje në luftë, që i kam regjistruar, por nuk kam mundur t’i shënoj të gjitha”, rrëfen ajo.


“Asnjë rast nuk më ka vdekur në luftë, as nënë as fëmijë,… duke qëndruar edhe në shi derisa lindte gruaja. As dorëza nuk ka pasur, as gjëra elementare s’kemi pasur”, tregon Sanija në një rrëfim për REL, përcjell Telegrafi.

Ajo thotë se lindjet kryesisht janë kryer në ambient të hapur, ndonjëherë në ndonjë objekt ndihmës, pothuaj të rrënuar krejt, pa kulm pa dritare,… por zakonisht nëpër male.

Mamia e kohës së luftës tregon se shumë lindje janë kryer derisa forcat serbe granatonin shtëpitë në fshatrat e Malishevës.

“Në disa raste edhe kam qarë prej emocioneve, kur shpëtonin nëna dhe fëmija. Gëzim më të madh nuk kam pasur. Në ato kushte luftë, në fushë, nuk kishte as ndonjë mbulojë najloni të kryheshin lindjet, por  bëheshin më ndonjë gropë. Granatonin andej, e këndej dëgjohej foshnja duke qarë. Nuk kishte gëzim më të madh”, rrëfen Sanija. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori