LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për gruan amerikane që për një vit fitoi 735,000 dollarë – gjithçka nisi duke shitur rrobat në dollapin e saj

Rrëfimi për gruan amerikane që për një vit fitoi 735,000 dollarë – gjithçka nisi duke shitur rrobat në dollapin e saj

Para vitit 2015, puna me kohë të plotë e Mona Mejias ishte të kujdesej për tre fëmijët e saj.

Tani, nëna 44-vjeçare me banim në Houston krenohet me të ardhura prej 735,000 dollarësh vitin e kaluar, duke shitur veshje të reja dhe të përdorura, mallra shtëpie dhe lodra në mediat sociale.

Ajo thotë se nuk ka investuar kurrë një dollar të vetëm nga xhepi në biznesin e saj.


Duke filluar vetëm me rrobat në dollapin e saj, ajo më vonë përdori të ardhurat e saj për të blerë inventar shtesë për t’i shitur me çmim të mirë.

“Kur flas për gjithçka që kemi kaluar, unë jam ende e ‘tronditur’ për atë prej nga kemi ardhur deri këtu”, ka thënë Mejia për Business Insider, përcjell Telegrafi.

Mejia është një nga miliona amerikanët që po gjejnë mënyra për t’ia dalë mbanë pa u mbështetur në një punë tradicionale zyre – me tetë orë punë.

Kështu, punëtorët amerikanë depozituan mbi pesë milionë aplikime të reja biznesi në vitin 2021, më së shumti që nga viti 2005.

Një studim i Upwork i vitit 2021 zbuloi se 59 milionë amerikanë – ose 36% e fuqisë punëtore në SHBA – kishin kryer punë të pavarur gjatë 12 muajve të mëparshëm.

Të tjerë, si Mejia, kanë gjetur mënyra për të filluar bizneset e tyre.

Ndërsa këto mënyra jetese nuk janë pa sfida, ato u kanë ofruar disa amerikanëve mundësinë që më në fund të ecin përpara financiarisht, përcjell Telegrafi.

“Gjithçka po shitej shumë shpejt”

Në vitin 2015, familja e Mejia kishte nevojë për të ardhura shtesë për të plotësuar pagën e bashkëshortit të saj.

Ishte një “kohë vërtet e vështirë”, tregon ajo.

Kur motra e saj e prezantoi atë me platformën e rishitësve Poshmark, ajo filloi të shiste disa artikuj nga dollapi i saj.

Ajo kujton shitjen e saj të parë – një fustan – i cili u shit për 36 dollarë pas 11 orësh.

Kur ajo filloi të vendoste në shitje më shumë artikuj, ajo vuri re se “çdo gjë po shitej shumë shpejt” dhe paratë e vërteta po “rridhnin”.

Dy vjet më vonë, bashkëshorti i Mejia-s iu nënshtrua një operacioni në zemër të hapur dhe nuk ishte në gjendje të punonte – përgjegjësia ra mbi të për të mbajtur familjen dhe ajo i çoi përpjekjet e saj në një nivel tjetër.

Ndërsa Mejia u degëzua në platforma të tjera të rishitjes, ajo thotë se 100-200 dollarë që fitonte në javë u kthyen në 1,000 dollarë – që përkthehet në afro 50,000 dollarë fitime totale në vitin e saj të parë.

Megjithatë, vetëm një vit më parë – kur ajo filloi të shiste në transmetime të drejtpërdrejta përmes Instagram, TikTok dhe Facebook, biznesi i saj me të vërtetë mori hov.

Ndërsa ajo fitoi 23,000 dollarë përmes Poshmark vitin e kaluar për shembull, ajo thotë se mediat sociale janë vendi prej nga vijnë tani pjesa më e madhe e të ardhurave të saj.

Shëndeti i burrit të saj është përmirësuar që atëherë, por në vend që të kthehet në punën e tij, ai tani ndihmon gruan e tij të vazhdojë me biznesin e saj të lulëzuar.

Së bashku, ata tani kanë një shtëpi që e kanë paguar plotësisht dhe kanë dërguar dy fëmijë në kolegj pa asnjë kredi studentore, përcjell Telegrafi.

“Sa më shumë të vendosni në shitje, aq më shumë para do të fitoni”

Pasi shiti gjërat nga dollapi i saj, Mejia mori të ardhurat e saj dhe shkoi në “seksionet e shitjeve dhe pastrimeve” për të kërkuar produkte të volitshme që mund të blinte dhe rishiste.

Kjo përfshinte rroba, këpucë, mallra shtëpie, sende për fëmijë, aksesorë, bizhuteri – “pothuajse gjithçka”.

Ajo ka shitur artikuj për 15-20 dollarë deri në 1300-1400 dollarë për një çantë Louis Vuitton ose Chanel.

Ndërsa ajo ende frekuenton vendet e shitjeve, shumica e blerjeve të saj tani janë porosi me shumicë të blera me një çmim të zbritur nga shitës të ndryshëm.

Më pas, Mejia rendit shumicën e produkteve të saj me afërsisht 40% ulje të normës së tyre të tregut, ose çmimin që një klient do të paguante në një dyqan me pakicë për shembull.

Ajo thotë se zbritjet e mëdha janë tipike në platformat e rishitjes dhe kujton se si dikur pagoi 30 dollarë për një fustan që shitet për gati 300 dollarë.

Pavarësisht zbritjes, ajo rrëfen se është në gjendje të mbajë nivele të larta të përfitimit vetëm duke shitur artikuj që ka blerë me çmime veçanërisht të lira.

Megjithatë, në një rast të rrallë, ajo kujton se kishte bërë mjaft fitim nga një palë pantallona për të cilat pagoi 1 dollarë në një shitje.

“Këto janë të tmerrshme, por unë do t’i provoj”, mendoi ajo. Ata u shitën për 100 dollarë.

Mejia nuk mendon se ka një talent të veçantë për të zgjedhur çfarë të shesë dhe se sipas saj, “sa më shumë të listoni, aq më shumë para do të fitoni”.

“Gjithçka shitet”, vlerëson ajo, duke shtuar se kalimi në tregtinë elektronike kur filloi pandemia ka nxitur shitjet – të cilat janë rritur 50% kundrejt niveleve para pandemisë.

“Më pëlqen. Është një varësi për mua”

Në pjesën e fundit të rrëfimit, Mejia tregon se shpenzon tetë deri në dhjetë orë duke bërë pjesën më të madhe të punës në biznesin e saj, por në të vërtetë ajo “po punon gjithë ditën” dhe është e angazhuar “24/7”.

Në fillimet e saj, ajo kujton se kishte mbushur kutitë në cep të dhomës së ngrënies dhe kuzhinës në apartamentin me një dhomë gjumi të familjes përpara se ato t’u dërgoheshin klientëve.

Tani, ata kanë një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi, dy prej të cilave – një dhomë “inventar” dhe “shitjeve” – përdoren për të ruajtur dërgesat e ardhshme.

Ajo rendit të paktën 100 artikuj çdo ditë, por janë mbrëmjet – kur klientët priren të blejnë – janë ato që janë veçanërisht të ngarkuara me punë.

Kështu, ajo thotë se qëndron zgjuar deri në orën 3:00 të mëngjesit për të siguruar që “dërgesat të dalin nga dera” – më pas zgjohet në 7:30 për të filluar ditën tjetër.

“Nuk ka ndalesë, por është në rregull. Më pëlqen”.

Mejia mendon se çdokush mund të gjejë sukses si një shitës/e, por thekson se kërkon punë dhe përkushtim – iu deshën shtatë vjet për të arritur këtu ku është tani.

Shumë njerëz heqin dorë, thotë ajo, por këmbëngulja mund të shpërblehet.

“Shumë njerëz shohin se ku jam tani. Dhe ata thonë: Oh, unë dua ta bëj këtë tani”. “Po, do të ndodhë përfundimisht, por nuk do të ndodhë vetëm brenda natës. Kështu që unë do të kisha thënë që mos u dorëzoni dhe thjesht vazhdoni”.

Edhe pse mijëra ndjekësit e saj në mediat sociale janë sigurisht të dobishëm, ajo tregon se “nuk duhet të kesh një numër të madh ndjekësish për të fituar para”.

Falë suksesit të saj në shitje, Mejia ka nënshkruar kontrata me kompani të ndryshme, të cilat e paguajnë atë për të veshur dhe promovuar veshjet e tyre në rrjetet sociale.

Dhe janë shkak marrëveshjet si këto që ajo fitoi 735,000 dollarë vitin e kaluar.

Ajo ka në plan të vazhdojë me “entuziazëm” të plotë përpara edhe me biznesin e saj.

Shitjet janë rritur 30% gjatë gjashtë muajve të fundit, dhe ajo ka plane të hapë një dyqan me pakicë në janarin e ardhshëm në Hjuston. Ajo po planifikon të punësojë tre punonjës.

“Ne e duam atë që bëjmë”, ka thënë në fund ajo, “dhe e vetmja mënyrë për të vazhduar të rritemi është të punojmë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Parlamenti i Ukrainës anulon seancën pas kërcënimit për sulme me raketa nga Rusia

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori