11 shtatori nuk është vetëm, siç thuhet zakonisht, data e lindjes së shekullit XXI; është edhe akti inaugurues i një lufte të një lloji të ri, e cila nga ai moment, vetëm është zgjeruar. Këtë luftë të re e quajmë lufta e rrëfimeve: në lojë nuk janë më territore apo burime natyrore, por kontrolli i rrëfimit dominues, vëmendja dhe besimi që ai merr. Kjo luftë ka si skenë të operacioneve, jo më fushëbetejat tradicionale, por ekranet në kompjuterët dhe celularët tanë, dhe si armë, jo më tanket, por historitë, lajmet, pamjet, metaforat që qarkullojnë në rrjetet sociale. Është një luftë që mobilizon fotografi dhe fjalë, me qëllime joshjen apo bindjen, një luftë në lëvizje, e cila zhvendoset me ritmin transmetimit të të dhënave me shpejtësi të lartë, dhe jo më me shpejtësinë e trupave në terren.
Nëse atentati i Sarajevës shërbeu si shkëndijë për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, atentati kundër Qendrës Botërore të Tregtisë në shekullin XXI, ishte akti i parë i kësaj lufte të rrëfimeve. Zgjedhja e një objektivi super të ekspozuar, të filmuar ditën dhe natën nga kamerat e sigurisë, krijoi përmes televizionit dhe internetit, një valë goditëse të destinuar që të përhapej nëpër të gjithë botën. Për herë të parë, një akt terrorizmi përfshinte, në modalitetin e vet operativ, jo vetëm kushtet teknike të riprodhueshmërisë së tij (mediatizimin), por formulën e transparencës së tij absolute. Bënte bashkë teknikat e publicitetit dhe modus operandin e një reality show. Atentati nuk ishte vetëm mediatik, por media-aktiv, sepse efekti i tronditjes që prodhuan pamjet e vazhdonte veprimin e vet gërryes, edhe pas ngjarjes.
Nuk bëhej më fjalë vetëm për shpërndarjen pamore të një akti terrorist, por bëhej fjalë për një Transfuzion të Terrorit. Atentat media-aktiv: jo vetëm mediatik, televiziv apo telegjenik, por media-aktiv, sepse efekti tronditës që prodhonin pamjet, nuk ezaurohej me shpërndarjen e tyre.
Pamje të pabesueshme. Pamje trullosëse, që kanë forcën bindëse të reales, por që përsërisin vazhdimisht vetë efektin e të pabesueshmes. Gjithëpranisë sovrane të rrëfimit të madh të Perandorisë, i vinte kundër një tjetër gjithëprani, këtë herë klandestine, në gjendje të dominonte hapësirën dhe të ndërpriste kohën, duke goditur kudo dhe njëkohësisht. Dy avionë për Kullat Binjake, dy avionë për Fuqitë Binjake (Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë). Goditje në zemër rrëfimit amerikan. Ky ishte objektivi i terroristëve.
Kurrë më parë një ngjarje nuk kish patur një jehonë të tillë botërore, kurrë nuk kishte shkaktuar kaq informacione të rremë, kaq shumë mosbesim.
Transparencë dhe mosbesim. Pikërisht përmes këtij paradoksi duhet lexuar, pas 11 shtatorit 2011, “efikasiteti i tmerrshëm simbolik” i terrorizmit. Transparenca e aktit, i transmetuar në kohë reale në shkallë planetare. Mosbesim përballë versionit zyrtar të atentatit: lidhja e shkaqeve dhe pasojave të tij. Transparencë totale. Mosmesim maksimal. Ja pra dy kriteret e racionalitetit terrorist. Vetëvrasja, ose ekzekutimi i autorëve, mbyll rrethin e “magjisë” dhe efikasitetit të fshehtë të akteve të tyre. 11 shtatori ka qenë modeli i përsosur. Shkatërrimi i kullave binjake ishte vënia në ekran e shpërbërjes së rrëfimit të madh të Amerikës. Për të shpërbërë një imazh, Qendrën Botërore të Tregtisë, ikonë e kapitalizmit, u desh një imazh edhe më i fortë, ai i avionëve që shpërthenin në përplasjen me kullat.
Mosbesimi përballë të paimagjinueshmes rregjistron pamundësinë për të integruar atentatin, në një rrëfim të besueshëm. Është një akt që synon të shkatërrojë rrëfimin dominues, jo për t’i kundërvënë një tjetër, por për të shkatërruar aftësinë rrëfyese të fuqisë fituese. Atentati është pra një kundër-rrëfim që prodhon mosbesim, ndërkohë që fantazia shkakton tek lexuesi një lloj sjelljeje që rrëfimtarët e përcaktojnë si “pezullimi i përkohshëm i mosbesimit”.
Ndoshta duhet thjeshtë të merren masat për këtë patejdukshmëri, këtë palexueshmëri. Jo vetëm si një pamjaftueshmëri, një boshllëk, një mungesë informacionesh apo një vonesë informacionesh mbi ngjarjen, por si ngjarja e vetme autentike. Zjarri që shpërtheu në Qendrën Botërore të Tregtisë nuk do të sjellë dije, por injorancë. Do të manifestohej jo si një dukje, një fanepsje, por si një zhdukje. Jo si një rrëfim pra, por si një bllokim i rrëfimit.
Në fundin e shekullit XIX, Joseph Conrad, dëshmitar i ekspansionit të terrorizmit anarkist në Europë, shkruajti një roman të frymëzuar nga një ngjarje e kronikës, “Agjenti i fshehtë”. Në Londër, në 15 shkurt 1894, një farë Martial Bourdin, pjesëtar i njohur i një rrethi anarkistës (i infiltruar nga policia) u vra pranë Observatorit mbretëror të Grinuiçit, prej shpërthimit të një bombe që kishte me vete.
Conradi frymëzohet nga ky fakt historik, për të elaboruar atë që ai e quan “një filozofi e terrorizmit”. Sipas shkrimtarit, akti i terrorit absolut është një akt i pamundur për t’u shpjeguar, të cilit do të ishte e vështirë t’i deshifroje si motivin, ashtu edhe autorët, dhe për të cilin gazetat nuk mund të kenë “shprehje të parapërgatitura”. Efikasiteti i tij do të ishte në përpjestim me fuqinë që ai do të kishte mbi ndryshimin e diskursit mediatik. Objektivi i vënë në shënjestër nga terroristët në romanin e Conradit, ishte zgjedhur, nga ky pikëvështrim, me një kujdes të veçantë: duke goditur Observatorin e Grinuiçit, ata shënjestronin apikat e referimit hapësirë-kohë, pa të cilat rrëfimi nuk është i mundshëm: goditja e meridianit të Grinuiçit nënkupton vënien në shënjestër të vetë koordinatave të një eksperience të mundshme. Ashtu sikurse Conradi kishte arritur të rrokte kuptimin e sfidës anarkiste në fundin e shekullit XIX, është një shkrimtar amerikan, Don DeLillo, njeriu që ndoshta ka shprehur më mirë kuptimin e fshehtë të këtyre ngjarjeve. Ai shpreh keqardhjen, përballë atentateve në Manhatan, për mungesën dhe pamundshmërinë e një kundër-rrëfimi.
Rrëfimi i madh amerikan që magjepsi miliona emigrantë të botës së tretë, mori fund atje ku kishte nisur, në Manhatan. Amerika, e kënduar nga Elia Kazan tek “Rebeli i Anadollit”, ai vend mitik që të ofronte një fletë të bardhë, mbi të cilën të shkruaje jetën tënde, një jetë të denjë për t’u rrëfyer. Prej kohësh, rrëfimi amerikan ishte zhvendosur, nga faqet e Mark Tueinit apo Xhek Londonit, drejt studiove të Hollivudit. Amerika, më shumë se sa rrëfehej, ilustrohej. Sekuenca e avionëve që përplasen tek kullat binjake është tashmë pjesë e albumit të familjes së Amerikës. Pamja e Amerikës që rimodelohet në mënyrë të pandalshme, që korrigjohet dhe ngjyroset, këtë herë, brenda vetëm një momenti, u “diellëzua”. Roland Barthes shkruante për shkallën zero të letërsisë. Ground Zero i kullave binjake është grada zero e rrëfimit, një hapësirë gjuhe e shkretuar.
Atentati i 11 shtatorit nuk kishte qëllim tjetër, veç këtij: të këpuste gramatikën e rrëfimit dominues. “Sot, edhe një herë, rrëfimi i botës u përket terroristëve”, shkruante Don DeLillo pas atentateve të 11 shtatorit, në një artikull për Harper’s Magazine. Një formulim, i cili mund të interpretohet në dy mënyra: në të parën, do të thoshte që rrëfimi dominues është ai i terroristëve, në të dytin, se vetë modaliteti i rrëfimit është bërë terrorist, një regjim në të njëjtën kohë i trillimit dhe terrorit. Sociologu amerikan, Jeffrey Alexander nuk thotë asgjë ndryshe: “Dhuna terroriste duhet të analizohet si një formë aksioni simbolik, veçanërisht i tmerrshëm, në një fushë veprimi komplekse. Dhe përgjigja amerikane ndaj këtij terrori, një kundër-performancë që vazhdon të strukturojë praktikat kulturore të politikës amerikane, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.
Në këtë luftë të rrëfimeve, gjestet përfaqësohen prej performancave të përllogaritura që të kenë impakt maksimal, dhe që i binden ligjit të hiperbolave dhe teprimeve. Për të goditur mendjet, ka nevojë për një shtim të teprimeve. Eshtë ai që mund të përcaktohet si ligji i dobisë së teprimit. Në një ekonomi të vëmendjes, dobia është vëmendja shtesë që mund të sigurohet prej një teprimi më të madh (një pikë audiencë për një media, rritje në sondazhe për një politikan, numri i ndarjes së postimeve për terroristët në internet…)
Teprimet gjithnjë e më të mëdha, nuk kanë objektiv tjetër, veç atij të tërheqjes së vëmendjes, dhe për këtë arsye nuk i binden një strategjie përmbajtjeje, por një strategjie të përshkallëzimit të provokimit. Dhuna terroriste, dhe përgjigja amerikane ndaj këtij terrori, i përgjigjen njëra- tjetrës si një episod në një luftë të rrëfimeve, që ka si objektiv pushtimin e mendjeve dhe zemrave. Nga ky pikëvështrim, dronet, që janë bërë të gjithëpranishëm në luftën kundër terrorizmit, mund t ë analizohen si një përgjigje në performancë, ndaj atentateve të 11 shtatorit. Edhe ata mund të godasin kudo dhe kurdo. Edhe ata kanë këtë gjithëprani pothuajse hyjnore. Lufta e rrëfimeve që nisi në 11 shtator, vazhdon nën një qiell kërcënimesh. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty
Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj
Mbeten pa para qeveritë në Paris dhe Berlin
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët