LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i ish-ushtarit serb që pa zhvarrosjen e kufomave në Izbicë: Traktori nxirrte trupat, pastaj i vendosnin në kamionin ushtarak

Rrëfimi i ish-ushtarit serb që pa zhvarrosjen e kufomave në Izbicë: Traktori nxirrte trupat, pastaj i vendosnin në kamionin ushtarak

Sonte ekskluzivisht për “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ish-pjesëtari i ushtrisë jugosllave ka treguar detaje tronditëse për krimet serbe në Kosovë dhe fshehjen e tyre.

Ish-ushtari thotë se njësitet policore që kryesisht ishin të përbërë nga serb të Kosovës çdo gjë kanë bartur për në Serbi.

“Ata çdo gjë kanë bartur për në Serbi, madje edhe muret”, tregon ish-ushtari serb, përcjell Telegrafi.


Ai thotë se pikërisht këta ish-policë janë fajtor për rreth 90 % të gjitha krimeve të kryera në Kosovë.

Ai thotë se paraushtarakë në Kosovë nuk ka pasur por kanë qenë Njësite të Mbrojtjes Territoriale të përbërë nga banorët lokal [serb lokal në Kosovë].

Ish-ushtari kujton edhe momentin kur me sytë e tij ka parë se si zhvarroseshin kufomat.

“Në maj duke parë televizorin mësuam për një varrezë masive mes Izbicës dhe Kllodernicës. Nga komanda u urdhëruam të shkojmë dhe ta gjejmë atë vend. Kur arritëm në atë lokacion takuam një grup civilësh që nuk ishin ushtarë. Shumica ishin rom. Ishte një traktor dhemihës që i nxirrte kufomat. Kufomat i ngarkonin në një kamion të madh ushtarak. Ne kemi arritur në ditën e tretë kur edhe përfundonte zhvarrosja dhe rrafshohej në tërësi terreni. I pyetëm se çfarë po bëjnë. Na thënë që po i lëvizin kufomat drejt Mitrovicës. Nuk qëndruam më shumë se 10 minuta në atë vend”, tregon ish-ushtari jugosllav në rrëfimin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori