LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani nënshkruan kontratë të re afatgjate me Napolin, do të ketë rritje të ndjeshme të pagës

Rrahmani nënshkruan kontratë të re afatgjate me Napolin, do të ketë rritje të ndjeshme të pagës

Amir Rrahmani ka arritur ta fitoj titullin e kampionit në Itali me Napolin pas një sezoni spektakolar.

Qendërmbrojtësi prishtinas ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Napolit këtë edicion dhe ndër më meritorët për suksesin historik, ku u rikthye titulli pas 33 viteve.

Falë paraqitjeve fantastike me klubin italian, shumë skuadra ishin vënë pas kapitenit të Kosovës, por Napoli e ka blinduar atë.


Bisedimet për një kontratë të re kishin nisur muaj më parë, por Rrahmani tanimë ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me kampionin e ri të Italisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe gazetar Fabrizio Romano, duke zbuluar se kontrata është nënshkruar dhe ditëve në vijim pritet zyrtarizimi nga Napoli.

“Amir Rrahmani tani ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Napolin. Ajo do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, ashtu siç pritej”.

“Kontrata e re do të përfshijë gjithashtu një opsion të vlefshëm për një tjetër vit”, thuhet në njoftimin e Fabrizio Romanos.

Me kontratën e re, Rrahmani pritet të ketë edhe rritje page nga 1,8 sa fiton aktualisht në muaj paga e tij do të rritet në rreth tre milionë euro në sezon. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori