LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive në Draçevë të Shkupit

Rrahje masive në Draçevë të Shkupit

Policia e Shkupit bën të ditur se dje rreth orës 17:00 ka ndodhur një incident i madh në lagjen e Shkupit Draçevë, ku njëri djalë është plagosur rëndë dhe është marrë nën kujdesin e klinikave të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tani për tani dihet se incidenti ka ndodhur në afërsi të postës të vendbanimit.

Në rrahje janë përfshirë tetë djem. Disa prej tyre kanë përdorur thika dhe armë zjarri.


Është plagosur D.T. (1993) nga Shkupi, ndërsa pjesëmarrësit tjerë në rrahje kanë ikur. /Telegrafi/