LAJMI I FUNDIT:

Rooney: Alcantara te Liverpooli do të ishte një nënshkrim më i mirë se Messi te Man City

Rooney: Alcantara te Liverpooli do të ishte një nënshkrim më i mirë se Messi te Man City

Lionel Messi ka qenë i lidhur fort me një transferim te Manchester City, por Wayne Rooney beson se lëvizja e mundshme e Thiago Alcantara në Liverpool do të ishte një nënshkrim më i mirë.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit është i sigurt se Reds dhe City do të jenë konkurrentët kryesorë për të fituar titullin e Ligës Premier sezonin e ardhshëm.

“Unë mendoj se është City ose Liverpooli do ta fitojnë trofeun e Ligës Premier”, ka thënë fillimisht Rooney për talkSport.


Thiago Alcantara thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Liverpoolin
Lexo po ashtu Thiago Alcantara thuhet se ka arritur marrëveshje personale me Liverpoolin

“Dhe nëse Liverpooli e merr Thiagon nga Bayern Munichu, unë mendoj se gjithçka kryhet rreth titullit”.

“Kjo është një nënshkrim më i mirë sesa Messi nëse shkon te Manchester City”.

Rooney është i bindur se Messi mund të përshtatet shpejt në futbollin anglez në rast se ai do të bashkohet me Qytetarët këtë verë.

“Messi ka gjithçka – ai mund të krijojë gola, të shënojë gola, të diktojë ndeshjen dhe është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”.

Rooney i jep fund debatit duke zgjedhur më të mirin mes Ronaldos dhe Messit
Lexo po ashtu Rooney i jep fund debatit duke zgjedhur më të mirin mes Ronaldos dhe Messit

“Ai është një nga lojtarët e vetëm që unë jam ulur dhe e kam shikuar dhe thjesht kam qenë i frikësuar për arritjet e tij”.

“Unë luajta me Cristiano Ronaldon dhe të dy kanë vendosur një standard që nuk mendoj se do ta shohim përsëri. Por, për mua, Messi është një nivel tjetër”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ndërkombëtare
Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Ligue 1
Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Premier League
Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit konfirmon një përditësim të madh për situatën me Darwin Nunez

Drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit konfirmon një përditësim të madh për situatën me Darwin Nunez

La Liga
Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

Premier League
Kalo në kategori