Cristiano Ronaldo debutoi zyrtarisht te Al Nassr në Superligën e Arabisë.

Ekipi i tij u përball me Al Ettifaq në kuadër të javës së 14-të, ndërsa morën fitore 1-0.


Edhe pse nuk ishte golashënuesi, 37-vjeçari tregoi nivelit e tij të lartë me një driblim të vetëm.

Derisa ishte në zonën kundërshtare dhe kishte një lojtar përballë, pesë herë fituesi i Topit të Artë ia doli ta shmangte për mrekulli.

Duke menduar se Ronaldo do të pasonte, lojtari kundërshtar u rrëzua, por portugezi i kaloi nga krahu i majtë, me goditjen e tij që u bllokua nga portieri. /Telegrafi/

https://twitter.com/erlingtxt/status/1617237804450484225

telegrafi sport app