LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo mund të debutojë te Al-Nassr me një sfidë përballë Messit

Ronaldo mund të debutojë te Al-Nassr me një sfidë përballë Messit
(Foto: Daily Express)

Tifozët e Al-Nassr duhet të kenë durim, derisa Cristiano Ronaldo shërben pezullimin prej dy ndeshjeve moslojë.

Daily Express raporton se superylli portugez mund të debutojë për klubin saudit në një sfidë ndaj rivalit të përbetuar, Lionel Messi.

Paris Saint-Germaini do të bëjë një udhëtim në Arabinë Sauditë më vonë gjatë këtij muaji, ndërsa CR7 është i suspenduar për dy ndeshje për shkak të një incidenti të ndodhur gjatë kohës sa ishte te Manchester Unitedi.


37-vjeçari pati një mikpritje madhështore nga tifozët e klubit të tij të ri, ku raportohet se do të përfitojë rreth 200 milionë euro në vit që e bën atë lojtarin më të paguar në histori.

Pas largimit nga Djajtë e Kuq, klubi i ri i Ronaldo u konfirmua të premten, sidoqoftë tifozët duhet të presin për ta parë në fushë, pasi është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit për shkak të përplasjes së telefonit të një tifozi të ri të Evertonit në Goodison Park para nëntë muajsh dhe sipas rregullave të FIFA-s, dënimi është bartur te klubi i ri, meqë është larguar nga United.

Pezullimi e lë atë jashtë ndeshjeve ndaj Al Ta’ee dhe Al Shabab. Porse më 19 janar, njëmbëdhjetëshi më i mirë saudit (All-Star XI) pritet të luajë kundër Paris Saint-Germainit në Riyadh Season Cup, ku mund t’i shohim dy të mëdhenjtë e futbollit edhe njëherë përballë njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori