Ronaldo ka arsye të mëdha që të shkëlqejë te Juventusit, 10 rekordet që CR7 do t’i ndjek me fanellën bardhezi
Cristiano Ronalo e ka mbyllur transferimin e tij te Juvetusit të martë me 10 korrik.
Ai ka kaluar për 100 milionë euro te Juventusi që do të paguhen në dy vite.
Ronaldo ka arsye të mëdha që të shkëlqejë te Zonja e Vjetër, pasi që shumë rekorde e persin që ai t’i thyejë.
#1 Lojtari i parë që e ka fituar titullin në Ligën Premier, La Liga dhe Serie A
Asnjë lojtarë në histori nuk ka arritur ta fitojë titullin në Angli, Spanjë dhe Itali. Juventus i ka fituar shtatë trofe radhazi dhe i teti mund të jetë për Ronaldon.
Clarence Seedorf është lojtari i vetëm që e ka fituar Ligën e Kampionëve me tri skuadra të ndryshe: Ajax, Real Madrid dhe AC Milan (dy herë). Ronaldo, mund ta barazojë atë.
Pasi e ndihmoi Real Madridin ta fitojë katër herë Ligën e Kampionëve, të parin e kishte fituar me Manchester Unitedin në vitin 2008. Vetëm Paco Gento, ka më shumë, gjashtë.
Sikurse Lionel Messi, edhe Ronaldo e ka fituar Topin e Artë pesë herë. Një lojtar i fundit që e ka fituar Topin e Artë të Juventusi është Pavel Nedved në vitin 2003.
Ronaldo e ka fituar katër herë titullin si shënuesi më i mirë në Evropë. Një herë e ka fituar me Mnachester Unietdin dhe tri herë më Real Madridin. Messi e ka fituar pesë herë.
Juventusi ka në skuadër njeriun që e ka rekordin për më së shumti gola në një sezon (36), që i ka shënuar Gonzalo Higuain. Ronaldo ka shënuar shumë shpesh mbi 36 gola në një sezon.
Nëse i shënon mbi 36 gola në një sezon ai do ta thyejë edhe një rekord. Atë që nuk e ka bërë një lojtarë i Juventusit që nga sezonin 1925-26, kur Ferenc Herzer kishte shënuar 35 gola.
Ronaldo dhe Messi kanë shënuar nga shtatë het-trik në Ligën e Kampionëve.
Ky rekord është shumë i vështirë. Ai nëse qëndron në Juventus për katër vite mund të ketë rast ta thyej. Rekordi është 17 het-trika të shënuar nga Gunnar Nordahl dhe Giuseppe Meazza.
John Charles dhe Christian Vieri janë shpallur në dy kampionate si shënues. Charles me Leeds dhe Juventusin, ndërsa Vieri me Ateticon dhe Interin.
Ronaldo është shpallur me Mancheseter Unitedin dhe Realin tri herë. /Telegrafi/








































