Rona është zotuar se në të ardhmen do të mundohet të jetë më e pranishme nëpër lokale të ndryshme dhe të performojë para fansave të saj, gjë të cilën nuk e ka bërë deri më tani për arsye personale.

“Kohët e fundit nuk kisha mundësi t'i përgjigjesha pozitivisht ftesave të shumta për koncerte, për shkaqe të ndryshme personale, por tani e tutje do të aktivizohem më shumë dhe do të jem më e pranishme për ata që pëlqejnë muzikën time”, shprehet këngëtarja. /Telegrafi/