Mungesa e Romeo Veshajt në episodin e Post Big Brother VIP 3, ka zgjuar vëmendjen e dukshme tek përdoruesit në internet.

Një pjesë e madhe e banorëve, morën pjesë në këtë edicion, por jo edhe Romeo, i cili u rendit i treti në finalen e madhe.


Së fundmi, spekulime për krisje raportesh mes atij dhe moderatorit Ledion Liços po qarkullojnë me të madhe në internet.

d202ace8 32f6 48e9 a59d e9fdd446a931 e1717076218771 Foto: Romeo Veshaj / Instagram

Kjo për faktin se dyshja kanë hequr njëri-tjetrin në Instagram. Kjo nxit edhe më shumë thashethemet, marrë parasysh edhe mungesën e Romeos në disa organizime të produksionit pas Big Brother.

Mbetet të shihet në vijim se si qëndron e vërteta për raportin e të dyve pas përfundimit të spektaklit dhe se ka hatërmbetje mes tyre. /Telegrafi/

ff7573a5 9155 43f2 930c 7dc2c903a7d6 e1717076257465 Foto: Ledion Liço / Instagram