Roma zbulon fanellën e parë për sezonin 2023/24 pas marrëveshjes me Adidas

Roma ka zbuluar zyrtarisht fanellën e re të shtëpisë për sezonin e ardhshëm 2023/24, e para në partneritetin e tyre të ri me Adidas.
Fanellat e Giallorossëve ishin prodhuar më parë nga kompania New Balance, por një marrëveshje shumëvjeçare u ra dakord vitin e kaluar me Adidas, e cila thuhet se është një nga marrëveshjet më fitimprurëse në Serie A.
Tani pas marrëveshjes me Adidas, klubi nga Olimpico ka prezantuar sot (e enjte) fanellën e parë për sezonin e ri 2023/24.
Fanella e re e shtëpisë përmban ngjyrat tradicionale të Romës, kuq dhe verdhës me një stemë klasike 'luperto'.
Një model elegant me vija të kuqe dhe të verdha plotëson zbukurimet e fanellës në jakë dhe mëngët.
Pjesë e prezantimit të fanellave të reja ishin yje si Lorenzo Pellegrini, Paulo Dybala, Gialuca Mancini dhe Bryan Christante. /Telegrafi/




































