Roma i kthehet fitores, triumfon ndaj Cagliarit dhe ngjitet në tabelë

Roma ka fituar me rezultat 3-2 ndaj Cagliarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.
Ekipi i Paolo Fonsecas i është kthyer fitores në kampionat, pas humbjes së madhe nga Atalanta.
Pjesa e parë e ndeshjes u dominua e gjitha nga Roma, e cila krijoi shumë raste, por arriti ta konkretizojë vetëm një.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 11-të dhe ishte Jordan Veretout, i cili shënoi për 1-0.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, edhe pse fitorja e tyre u rrezikua pas barazimit të përkohshëm të mysafirëve.
Cagliari u kthye në lojë në minutën e 59-të me anë të Joao Pedro, i cili barazoi për 1-1, por goli i tij u zhvlerësua nga Edin Dzeko (71’) që shënoi për 2-1.
Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, ndërsa Roma arriti ta thellojë epërsinë në 3-1 me anë të Gianluca Mancini (77’), ndërsa Pedro (90+) nga penalltia vulosi rezultatin përfundimtar 3-2.
Pas kësaj fitore, Roma e sheh veten në pozitën e tretë me 27 pikë, ndërsa Cagliari renditet në vendin e 15-të me 14 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Giallorossët e presin Sampdorian, ndërsa Cagliari e pret Napolin. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1341836746816958467
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1341853469511172097
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1341856053814816770
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1341857736699555840
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1341863255413829632



















































