Sipas njoftimeve në Francë, Roma e kishte kontaktuar Paris Saint-Germainin për të pyetur nëse janë të interesuar për Nicolo Zaniolon.

Futbollisti italian e ka njoftuar klubin dhe trajnerin Jose Mourinho se dëshiron të largohet, ndërsa Giallorossët nuk janë të interesuar t’ia rinovojnë kontratën që skadon në qershor 2024.


Deri më tani, ofertat e vetme kanë ardhur nga klubet e Ligës Premier, si Tottenham Hotspur, West Ham United, Brighton & Hove Albion e Nottingham Forrest.

zani1 (Foto: Getty Images)

Megjithatë, Footmercato në Francë siguron se edhe PSG ishte kontaktuar në lidhje me disponueshmërinë e futbollistit 23 vjeçar.

Prezenca e dyshes italiane, Marco Verratti dhe Gianluigi Donnarumma, do t’i kishte ndihmuar Zaniolos të përshtatej në Parc des Princes, mirëpo kampioni francez nuk do të bëjë ofertë as për huazimin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app