Goncalo Guedes pritet të largohet nga Valencia gjatë afatit kalimtar të verës dhe e ardhmja e tij është mes kampionatit italian dhe atij anglez.

Sulmuesi i talentuar portugez është që pesë vite pjesë e Valencias dhe është gati për ta bërë një hap tjetër në karrierën e tij.


Marca ka raportuar se klubi nga Mestalla duhet patjetër të shes një futbollist deri më 30 qershor pasi ka nevojë për t'i përmirësuar bilancet llogaritare.

Goncalo Guedes Leganes vs Valencia La Liga 2018

Guedes shihet si lojtari adekuat për t'i pruar të ardhura klubit spanjoll, pasi Valencia ka nevojë për 37,7 milionë euro të hyra deri më 30 qershor.

Gjiganti italian Roma ka filluar të ëndërroj për transferimin e anësorit, pasi Guedes është lojtari i pëlqyer nga Jose Mourinho për ta zëvendësuar Nicolo Zaniolon që pritet të largohet nga Olimpico.

fc980bd4 2aab 4cf1 a73d 2568fa660f7a 16 9 discover aspect ratio default 0

Giallorosët janë gati të shpenzojnë shumën e 40 milionë eurove për ta kënaqur trajnerin e tyre i cili e vlerëson shumë bashkëkombësin e tij që ka shënuar 13 gola e ka asistuar në gjashtë të tjerë në 37 ndeshje zyrtare.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbeten edhe skuadrat angleze si Wolverhampton Wanderers dhe West Ham United që gjithashtu e pëlqejnë futbollistin. /Telegrafi/

telegrafi sport app