Roma e çmendur, 14 trajnerë të ndryshuar në 14 vite - Nga Prandelli te Zeman, Ranieri, Enrique e Spalletti
Titulli i fundit kampion daton që nga viti 2001 dhe që atëherë Roma nuk ka arritur ta fitojë trofeun më të rëndësishëm në futbollin italian.
U besua që Spalletti do ta ‘kopjojë’ Fabio Capellon, por edhe pse i shkoi afër disa herë, nuk arriti ta bënte.
Shumë trajnerë të ndryshuar, madje edhe nga katër brenda një viti, por sukseset mungojnë.
Roma njihet si klub që eksperimenton me trajneri, pasi ishte e para që ja dha mundësinë Luis Enriques.
Edhe Spalletti te Roma u bë i njohur. Për disa ndeshje trajner ishte edhe Rudi Voller.
Në 14 vitet e fundit, Roma ka ndërruar po aq trajnerë.
Aktualisht trajner është Eusebio Di Francesco, por humbja e fundit me Milanin dhe rrezikimi i Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, kanë bërë që fjalët për largimin e tij të shtohen.
Roma është e pesta në kampionat, ndërsa pas dy javësh luan ndeshjen kthyese ndaj Shakhtar në Ligën e Kampionëve./ Telegrafi/ 2004-2005 (janar - gusht): Cesare Prandelli











































