Roma dhe Juventus luajnë derbin e javës në Olimpico, formacionet zyrtare

Roma dhe Juventus do ta zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së 25-të në elitën e futbollit italian Serie A.
Kryeqytetasit në këtë takim vijnë pas një humbje shokuese nga Cremonese, derisa Juventus pas fitores në derbi 4-2.
Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja dhe në pozitat që i dërgon ata në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë Juventus pas një serie prej katër fitoreve radhazi kërkon triumfin e radhës për të mbajtur gjallë shpresat për një vend që i dërgon sezonin e ardhshëm në garën më të madhe evropiane të klubeve.
Jose Mourinho dhe Massimiliano Allegri tanimë kanë publikuar emrat e futbollistëve startues në këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Zalewski, Matic, Cristante, Spinazzola; Pellegrini, Wijnaldum; Dybala.
Juventus: Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Di Maria, Vlahovic
/Telegrafi/



















































