LAJMI I FUNDIT:

Roma dështon të fitojë

Roma dështon të fitojë

Një gol i shënuar në fund të ndeshjes nga pika e bardhë, ia ka mohuar Romës fitoren kundër Napolit, në takimin e zhvilluar në San Paolo.

Giallorossët krijuan avantazh të dyfishtë, me anë të Julio Baptistas nga pika e bardhë (59’) dhe Mirko Vucinic (65’), mirëpo nuk arritën ta ruajnë avantazhin deri në fund të ndeshjes.

Pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, German Gustavo Denis ngushtoi rezultatin në 2-1, ndërsa në minutën e fundit Marek Hamsik barazoi nga pika e bardhë. /Telegrafi/