Psikologjia është studim i mendjes së njeriut. Kjo shkencë shoqërore i ka kontribuuar të kuptuarit dhe shërimit të autizmit
Belinda Begiqi
Psikologe
Ekzistojnë një sërë mënyrash me të cilat psikologët munden edhe kanë rolin që t’u ndihmojnë fëmijëve dhe të rriturve me autizëm.
Psikoterapia, terapia kognitive dhe terapia e bisedimit janë ndërtuar rreth përdorimit të fjalëve të folura. Për njerëzit verbalë në spektër, psikoterapia mund të jetë mjet shumë i dobishëm për menaxhimin e simptomave siç janë anksioziteti ose detyrimi.
Gjithashtu mund t’u ndihmojë personave me autizëm që të kuptojnë më mirë sa i perceptojnë të tjerët veprimet dhe reagimet e tyre.
Analiza e sjelljes së aplikuar është formë e sjelljes e cila bazohet në psikologjinë tradicionale. ABA shpesh përdoret për shërimin e personave me autizëm. Mirëpo, ABA nuk është terapi e bisedimeve; ajo është proces i strukturuar me kujdes në të cilin individi studion shkathtësitë duke shfrytëzuar shpërblimet në mënyrë që të vërtetojë përgjigjet e sakta apo aksionet e dëshiruara.
Psikologjia zhvillimore është degë e psikologjisë e cila merret me zhvillimin e fëmijës dhe hulumton zhvillimin tipik dhe atipik, çështjet mbi natyrën përkundër kultivimit dhe temave të ngjashme.
Psikologjia zhvillimore është bazë për disa tretmanë të njohur për autizëm, duke përfshirë SCERTS, Floortime dhe Intervention Development Intervention (RDI).
Disa fusha të tjera të psikologjisë të cilat janë shpesh të dobishme për njerëzit nga spektri dhe familjet e tyre:
▪ Terapia e dramës-kreativitetit
▪ Terapia e lojës
▪ Shkolla/psikologjia arsimore
▪ Psikologjia familjare.
Çfarë bën psikologu për personat me autizëm?
Psikologët e zhvillimit dhe psikologët e fëmijëve punojnë me fëmijët se si t’u ndihmojnë dhe t’i angazhojnë me të tjerët nëpërmjet lojës dhe ua mësojnë shkathtësitë siç janë kujdesi i përbashkët (bëj diçka me, jo afër dikujt tjetër).
Ata gjithashtu mund të punojnë me prindërit dhe arsimtarët në mënyrë që të zhvillojnë strategjitë për suksesin shkollor.
Psikologët punojnë me fëmijët dhe të rriturit me autizëm në mënyrë që t’i trajtojnë problemet siç janë anksioziteti social, depresioni dhe sjellja këmbëngulëse (njëherësh të bësh apo të flasësh të njëjtat gjëra).
Psikologët gjithashtu punojnë me individët në spektrin e autizimit në mënyrë që t’u ndihmojnë në menaxhimin e stimulimeve vetjake, interaksioneve shoqërore, kuptimin e shenjave shoqërore dhe menaxhimin e raporteve shkollore dhe të punës.
Psikologët e sjelljeve janë në kërkim të madh brenda autizmit. Ata mund të vlerësojnë sjelljen autike në mënyrë që më mirë ta kuptojnë kuptimin e tyre dhe qëllimin.
Psikologët zhvillojnë programe të sjelljeve (ABA) në mënyrë që të mësojnë spektrin e gjerë të shkathtësive ose t’u ndihmojnë familjeve që të menaxhojnë agresivitetin dhe sjelljet e tjera problematike në shtëpi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit