Një ngjarje tragjike është shënuar në Tiranë, ku një 68-vjeçar, i punësuar si roje në një subjekt privat, ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima, shtetasi G. G., 68 vjeç, ka humbur jetën pasi gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit ku punonte, ajo është shkëputur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, raporton euronews.al


Në lidhje me ngjarjen, pas komunikimit me Prokurorin e çështjes, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy persona: shtetasja E. Dh., 40 vjeçe, pronare e subjektit, dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik i firmës.

Hetimet për rastin vijojnë nga ana e autoriteteve për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.