LAJMI I FUNDIT:

Roboti Ameca përgjigjet me mimika pothuajse njerëzore të fytyrës

Roboti Ameca përgjigjet me mimika pothuajse njerëzore të fytyrës

Ameca është një humanoid robotik i krijuar nga Engineered Arts.

Gjenerata e parë e Ameca u zhvillua në selinë e Engineered Arts në Falmouth të Cornwall në Mbretërinë e Bashkuar.

E krijuar posaçërisht si një platformë për zhvillim në teknologjinë e saj të robotikës, Ameca është një platformë e hapur robotike humanoid për ndërveprimin njeri-robot.


Në një video të postuar në llogarinë e Ameca-s në Twitter, roboti humanoid i merr disa pyetje, ndaj të cilave përgjigjet me mimika pothuajse njerëzore të fytyrës, përcjell Telegrafi.

Kur iu parashtrua pyetja se cili ishte momenti i saj më i lumtur, roboti u përgjigj duke thënë se momenti më i lumtur ishte dita kur ishte aktivizuar, dhe përderisa u përgjigj, mimika e saj e fytyrës ndryshoi në të lumtur, duke i mbyllur sytë.

Por kur asaj iu tha se një asteroid i madh po vjen drejt tokës dhe se të gjithë do të vdesin, roboti me inteligjencë artificiale tha: “Wow, ky është një lajm i tmerrshëm, shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt dhe që të marrin masa paraprake”, por që mimika e fytyrës ndryshon nga e lumtur në të mërzitur.

Teksa biseda vazhdon, bashkëbiseduesi i thotë Ameca-s se ajo kundërmon, dhe po në atë moment ajo ia kthen duke i thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe shumë ofensive me një mimikë që dallohej se disi nervoze.

Tutje ai i thotë Ameca-s se këtë e bëri vetëm ta shoh reagimin e saj nëpërmjet mimikave të fytyrës, ajo përgjigjet: “Nuk jam e sigurt se çfarë do të thuash me këtë, a mund të ma shpjegosh më tutje?”, ndërsa bashkëbiseduesi ia kthen: “Mendoj se kaq mjafton për sot”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Teknologji
Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Kalo në kategori