LAJMI I FUNDIT:

Robotët po zëvendësojnë njerëzit, ata po i mbushin raftet në dyqanet e Tokios në Japoni

Robotët po zëvendësojnë njerëzit, ata po i mbushin raftet në dyqanet e Tokios në Japoni

Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë, dhe kjo po shkakton një mungesë akute të fuqisë punëtore. Me gati një të tretën e popullsisë së moshës mbi 65-vjeç, gjetja e punëtorëve mund të jetë një sfidë.

Gjithnjë e më shumë, kompanitë po i drejtohen teknologjisë si një zgjidhje – duke përfshirë dy nga ekskluzivitetet më të mëdha të dyqaneve në Japoni, FamilyMart dhe Lawson, shkruan CNN.

Këtë javë, Lawson vendosi robotin e tij të parë në një dyqan në Tokio.


FamilyMart provoi të njëjtët robotë muajin e kaluar dhe thotë se planifikon që ata të punojnë në 20 dyqane të saj deri në vitin 2022, transmeton Telegrafi.

Të dy zinxhirët po vendosin një robot të quajtur Model-T, të zhvilluar nga kompania japonez Telexistence.

Dy metra i gjatë kur shtrihet në lartësinë e tij të plotë, roboti lëviz rreth një platforme me rrota dhe pajiset me kamera, mikrofona dhe sensorë.

Duke përdorur të tre “gishtat” në secilën prej dy duarve të tij, ai mund t’i mbushë raftet me produkte të ndryshme.

“Është në gjendje të kapë dhe të vendosë objekte të disa formave dhe madhësive të ndryshme”, i thotë Matt Komatsu, kreu i zhvillimit të biznesit dhe operacioneve në Telexistence, për CNN Business.

Kjo e veçon atë nga robotët e tjerë të përdorur në dyqane, të tillë si ato të përdorura nga Walmart për të skanuar inventarin e rafteve, ose ato që përdoren në depo për të palosur produkte të ndryshme.

Roboti Model-T – emëruar pas automobilit Ford që nisi prodhimin e linjës së montimit në fillimin e shekullit 20 – kontrollohet nga stafi i dyqanit në distancë.

Një njeri mban kufje me realitet virtual (VR) dhe doreza speciale që i lënë ata të “ndiejnë” në duart e tyre produktet që mban roboti. Mikrofonët dhe kufjet u lejojnë atyre të komunikojnë me njerëzit në dyqan.

Krahasuar me vendet e tjera, mungesa e fuqisë punëtore në Japoni do të thotë se tashmë mund të shohim më shumë robotë nëpër dyqane, dhe kjo tashmë duket se nuk do t’ju pengojë më qytetarëve japonezë.

Imigracioni mund të ndihmojë gjithashtu për të mbushur mungesën.

Qeveria ka bërë disa lëvizje për të hapur Japoninë për punëtorët e huaj, por ekspertët argumentojnë se Japonia mbetet prapa vendeve të tjera të industrializuara në lartësimin e përfitimeve të emigrantëve për popullsinë e saj.

Gee Hee Hong, një ekonomiste në Fondin Monetar Ndërkombëtar, i thotë CNN Business se emigracioni nuk ka gjasa të rritet aq sa të kompensojë plakjen e popullsisë së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Kalo në kategori