Sipas mediave spanjolle, kandidati kryesor për ta marr drejtimin e Real Madridit është spanjolli Roberto Martinez, aktualisht trajner i Belgjikës.

Por për tu bërë kjo e mundur “Los Blancos” duhet të bisedojnë me drejtuesit e Federatës Belge të Futbollit.


Kjo pasi Martinez ka kontratë deri në vitin 2020.

witsel martinez 1

“Nuk kemi komente mbi kontratën që federata ka me bashkëpunëtorët e saj, sepse të dhënat i konsiderojmë private”.

“Nëse një klub dëshiron të kontaktojë me zotin Martinez, më parë duhet të arrijë një marrëveshje me Federatën Belge të Futbollit,” ka thënë zëdhënësi për shtyp i federatës së Belgjikës, Stefan Van Loock.

Belgjika nën udhëheqjen e Martinezit e mbyllën Kampionatin Botërorin “Rusi 2018” në vendin e tretë.

martinez

Kjo konsiderohet arritja më e madhe në historinë e kësaj përfaqësueseje.

Real Madridi e ka zgjedhur përkohësisht Santiago Solarin si trajner pas shkarkimit të Julen Lopeteguit. /Telegrafi/

telegrafi sport app