LAJMI I FUNDIT:

Roberti thotë se do të mundohet sërish të hyjë ‘live’, ndërsa kërkon falje nëse e ka ofenduar dikë

Roberti thotë se do të mundohet sërish të hyjë ‘live’, ndërsa kërkon falje nëse e ka ofenduar dikë
Foto: Screenshot/InstaStory

Këngëtari i njohur Robert Berisha, me t’u kthyer nga Stambolli ishte karantinuar në Qendrën Studentore në Prishtinë. Kjo gjë ka ndodhur për të parë nëse personat të cilët kanë udhëtuar janë infektuar me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Pas dy javësh qëndrimi atje, muzikanti është liruar nga izolimi dhe ka shkuar në shtëpi, pasi ka rezultuar negativ në testin për coronavirus.

Gjatë kohës sa ka qëndruar i izoluar, Roberti ka argëtuar mijëra ndjekësit e tij përmes videove të publikuara në rrjetin social Instagram. Ai ka njoftuar se do të kalojë kohë pranë vajzës së tij dhe njëkohësisht ka kërkuar falje nëse ka ofenduar dikë.


Dalin analizat e Robertit, rezulton negativ për coronavirus dhe kthehet në shtëpi
Lexo po ashtu Dalin analizat e Robertit, rezulton negativ për coronavirus dhe kthehet në shtëpi

“Motra e vëllezër. Shpresoj t’ju kam mirë kudo që jeni. Unë do të mundohem të hyj ‘live’ prapë pas një pushimi, sepse meritoj të kaloj kohë me çikën time Renee”.

(Foto: InstaStory/robertberishaofficial)

“Kërkoj falje nëse është prekur dikush ose e kam ofenduar ndonjë shok apo koleg gjatë këtyre tri netëve ‘live’ në Instagram. Zoti na ndihmoftë krejtve”, ka shkruar Roberti në një postim në InstaStory.

Ndryshe, këngëtari u shndërrua në një prej figurave më të kërkuara në rrjetet sociale për shkak të humorit dhe publikimeve apo lidhjeve të drejtpërdrejta që bënte gjatë kohës në karantinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Donald Trump sfidon sërish Taylor Swift: MAGA nuk fal aq lehtë

Donald Trump sfidon sërish Taylor Swift: MAGA nuk fal aq lehtë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Kalo në kategori