Site icon Telegrafi

Robbie tregon se si ishte përgatitur për skenën e nxehtë me DiCaprion: Ishte e vështirë ta xhiroja para 30 burrave

Aktorja Margot Robbie e kemi njohur disa vjet më parë në filmin e regjisorit, Martin Scorsese, “Wolf of  wall street”.

Ai luajti në rolin kryesor të femrës me emrin Naomi, ku në krah kishte fituesin e famshëm të një Oscari, Leonardo DiCaprio.

Gjithkush e kujton skenën e dhomës së fëmijëve, kur Jordan Balfort ose DiCaprio i afrohet Naomit dhe ajo i hap këmbët.

Kjo për bukuroshen hollivudiane nuk ishte e lehtë, të cilën gjë e ka konfirmuar Margot Robbie, duke zbuluar se nuk ishte ndier mirë me rastin e xhirimit të skenës së nxehtë.

“Ishin të tmerrshme xhirimet e asaj skene, më vinte turp. Është dashur të inskenoj rastin sikur po e ledhatoj veten përpara Leonardos si dhe tridhjetë burrave. Po të njëjtën gjë e kam bërë edhe para Scorseses edhe gjatë audicionit. Jam munduar të lë përshtypje dhe m’u kujtua se në një prej skenave do ta puth Leonardon”, tha ajo për “Porter”.

Lexo po ashtu Margot Robbie dhe Cheryl dëshmi se kostumet mund t'ju shfaqin të bukura

Ajo kujtoi se si praktikoi për një kohë të gjatë para se të vinte dita e provës.

Ndryshe, Robbie është duke punuar në projekte të reja filmike që do t’i shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version