RMV: Me bursa dhe punë të garantuar joshen të rinjtë që të zgjedhin arsim profesional
Drejtorët e shkollave të mesme këtë periudhë po bëjnë fushatë për tërheqjen e nxënësve të rinj. Edhe pse ka ende kohë deri në fillimin e aplikimit të parë për regjistrim (20 qershor), udhëheqësitë e shkollave tashmë kanë filluar t’i vizitojnë shkollat fillore dhe t’i informojnë nxënësit e klasës së nëntë për profilet dhe drejtimet që i ofrojnë. Praktika tregon se të rinjtë gjithnjë e më shumë po zgjedhin të mësojnë në një shkollë profesionale. Drejtorët e disa shkollave të mesme me të cilët biseduam, për Meta.mk thanë se nxënësit gjithnjë e më shumë po zgjedhin të aftësohen për një profesion të caktuar, sepse kështu pas përfundimit të shkollimit mund të gjejnë punë më lehtë.
Goranço Nikollovski, drejtor i QSHA “Boro Petrushevski” informon se duke filluar nga ky vit në këtë shkollë do të ketë një profil të ri – teknik i automjeteve me lëvizje alternative.
“Nga viti 2030 në Evropë nuk do të prodhohen më motorët me benzinë, prandaj edhe nevoja për një kuadër të tillë do të jetë e madhe. Ne do të regjistrojmë 25 nxënës në gjuhën shqipe dhe 25 nxënës në gjuhën maqedonase. Çdo nxënës i regjistruar do të përfitojë bursë mujore prej 3.500 denarë. Kemi mbi 30 partnerë “Van Hall”, “Renault”, “Peugeot”, “Euroimpex” dhe kompani të tjera ku ata do mund të punojnë, të gjithë e kanë të garantuar vendin e punës”, thotë drejtori Nikollovski.
Në shkollën “Mihajllo Pupin” në vitin e parë ka vend për 406 nxënës në 13 klasa (338 nxënës në 11 klasa me mësim në gjuhën maqedonase, 34 nxënës në 1 klasë me mësim në gjuhën shqipe dhe 34 nxënës në 1 klasë me mësim në gjuhën turke). Këtu i kemi këto drejtime: elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion, elektroteknik – teknik energjetik, elektriçist-elektroinstalues i rrjeteve elektroenergjetike, si dhe më i njohuri – teknik elektrik për teknologji kompjuterike dhe automatizim.
“Ne tashmë pesë vite me radhë po realizojmë arsim dual. Bashkëpunojmë me rreth 150 kompani tek të cilat fëmijët shkojnë të bëjnë praktikën dhe të punojnë. Ata mësojnë me punëdhënësit, pra nxënësit e vitit të katërt shkojnë në punë për gjashtë orë, ndërsa nxënësit e vitit të tretë shkojnë në punë katër herë në javë. Në klasën EVN ofrohet një vend pune i garantuar, me pagë fillestare prej mbi 20.000 denarë”, thotë Dimitar Gjorgiev, drejtor i shkollës.
Në këtë shkollë në vitin 2018 ka pasur 600 fëmijë, ndërsa tani ky numër është 920, që sipas drejtorit tregon se interesimi për arsimin profesional po rritet.
Edhe Aleksandar Sibinovski, drejtori i shkollës profesionale “Vllado Tasevski” thotë se numri i nxënësve pothuajse për të gjitha drejtimet po rritet vazhdimisht.
“Ky është një tregues që nxënësit e zgjedhin arsimin e mesëm profesional dhe ky është një trend i mirë. Gjenerata që tani po përfundon vitin e katërt numëron 180 nxënës, ndërsa vitin e kaluar u regjistruan 270 nxënës, që do të thotë se numri është rritur për 90 nxënës. Nga viti i kaluar kemi një profil të ri – teknologji kompjuterike dhe automatizim (dy klasa) dhe këtu interesimi është më i madh. Nga 34 studentë që i kemi pranuar vitin e kaluar, 17 kanë mesatare 5.00”, thotë Sibinovski, i cili tha se interesim ka edhe për drejtimin e transportit dhe shpedicionit, si dhe për drejtimin e telekomunikacionit.
Interesim të madh zakonisht ka edhe për shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup, “Dr.Pançe Karagjozov”. Drejtoresha Maja Saliu pret interesim për të gjitha drejtimet e ofruara – infermiere, teknik stomatologjie, teknik farmacie, teknik laboratorant mjekësor sanitar, teknik fizioterapie, si dhe infermiere për gjinekologji-obstetrikë.
“Fakti që regjistrimet bëhen me aplikim elektronik na ndihmon shumë, sepse në këtë mënyrë të dhënat përpunohen më shpejt”, thotë Saliu për Meta.mk.
Kujtojmë se për regjistrim në shkollë të mesme dokumentet do të dorëzohen edhe në formë elektronike edhe origjinale. Gjithsej rreth 14 mijë nxënës që këtë vit përfundojnë klasën e nëntë do të duhet të regjistrohen në shkollat e mesme, arsim i cili është i detyrueshëm me ligj. Kandidatët fillimisht do të duhet të aplikojnë në formë elektronike, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), me një lajmërim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre në Schools.mk. Pak kohë më parë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli konkursin për regjistrim në shkollat e mesme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje