LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Investimet po vazhdojnë në modernizimin e rrjetit me teknologji 4g+dhe 5g në qendrat e mëdha

Rizvanolli: Investimet po vazhdojnë në modernizimin e rrjetit me teknologji 4g+dhe 5g në qendrat e mëdha

Telekomi i Kosovës të premten ka njoftuar se kanë nënshkruar kontratën në vlerë 15 milionë euro me kompaninë nga Zagrebi i Kroacisë, “Ericsson Nikola Tesla”, për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një reagimi në Facebook thotë se investimet po vazhdojnë, transmeton Telegrafi.

“Investimet po vazhdojnë: në modernizimin e rrjetit me teknologji 4g+ (5g-ready), dhe 5g në qendrat e mëdha”, ka deklaruar ajo.


Nënshkruhet kontrata me Ericsson Nikola Tesla, për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës
Lexo po ashtu Nënshkruhet kontrata me Ericsson Nikola Tesla, për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës

Ndryshe, sipas komunikatës për media të bërë nga Telekomi i Kosovës thuhet se kjo kontratë përfshin instalimin e pajisjeve moderne Ericsson 4G+ dhe 5G në pjesën radio të rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës dhe mirëmbajtjen e rrjetit.

“Pas një procesi të hapur dhe të suksesshëm të tenderimit, Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, nënshkroi sot kontratën kornizë, në vlerë prej 15 milionë eurove, në mes Telekomit të Kosovës dhe kompanisë Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi, me të cilën vazhdon bashkëpunimi në mes të dy kompanive për modernizimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit mobil të Telekomit të Kosovës Sh.A.

Në fund të këtij procesi, Telekomi i Kosovës do të jetë i pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit dhe shtrirjen/mbulueshmërinë më të madhe në territorin e Kosovës me teknologjinë 4G+ dhe 5G. Ndërsa qytetarët e Kosovës, përkatësisht konsumatorët e Telekomit të Kosovës do të kenë shërbimet më të avancuara dhe produktet më atraktive në treg”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori