LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli: Infrakos-i ka shënuar përmirësime të dukshme në menaxhim dhe qeverisje koorporative

Rizvanolli: Infrakos-i ka shënuar përmirësime të dukshme në menaxhim dhe qeverisje koorporative

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se ka arsye të dyfishtë t’i gëzohet përurimit të tuneleve 6 dhe 7 dhe rihapjes së linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë-Kosovë.

Sipas saj, ndërmarrja Infrakos po vazhdon ndërtimin e infrastrukturës me përkrahje të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë e Ambientit.

Ndërsa, në anën tjetër siç theksoi ajo “jemi në një pikë ku mund të themi se ndërmarrja publike Infrakos, të cilën e mbikëqyrim ka shënuar përmirësime të dukshme në menaxhim dhe në qeverisje koorporative”, ka thënë ajo.


Rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit - Fushë Kosovë, Kurti: Po hapim edhe dy tunele, vlera e investimeve mbi 160 milionë euro
Lexo po ashtu Rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit - Fushë Kosovë, Kurti: Po hapim edhe dy tunele, vlera e investimeve mbi 160 milionë euro

Sipas saj, me njerëz të rinj në bordin e drejtorëve dhe menaxhmentin e lartë Infrakos ka punuar me përpikëri drejt caqeve të qarta, përmes një rruge që nuk është e lehtë.

“Përgjatë këtij viti është bërë më shumë punë se sa është bërë në tërë jetëgjatësinë e projektit para saj, andaj falënderoj bordin dhe menaxhmentin e Infrakos-it. Për gjatë kësaj kohe është rritur dhe eficiença e operimeve. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit të hyrat janë rritur për 23 për qind, kurse arkëtimi i borxheve është përmirësuar përmbi 34 për qind. Infrakos-i po ashtu ka zvogëluar shpenzimet për 89 për qind. Ka përfunduar ristrukturimi”, u shpreh Rizvanolli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shërbimi i ri i transferit në aeroport lidh Prishtinën me Tiranën dhe Shkupin

Shërbimi i ri i transferit në aeroport lidh Prishtinën me Tiranën dhe Shkupin

Nga pushimet te përfitimet: Blej apartamentin e ëndrrave në kompleksin “Holiday in 2” në Shëngjin!

Nga pushimet te përfitimet: Blej apartamentin e ëndrrave në kompleksin “Holiday in 2” në Shëngjin!

Ulen çmimet e derivateve në Kosovë - nga dje ka zbritje prej 4 cent

Ulen çmimet e derivateve në Kosovë - nga dje ka zbritje prej 4 cent

Zgjidhja e mençur për biznesin tuaj: Makineritë e kafesë nga Amochas Caffe

Zgjidhja e mençur për biznesin tuaj: Makineritë e kafesë nga Amochas Caffe

Teknologjia më e avancuar në botë për kuzhinat profesionale – tani edhe në Kosovë tek Frigo Deluxe

Teknologjia më e avancuar në botë për kuzhinat profesionale – tani edhe në Kosovë tek Frigo Deluxe

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Kalo në kategori