Ish sulmuesi i Barcelonës, Rivaldo beson se bordi i ri i Blaugranave nuk do të mund ta bindë Lionel Messin të qëndrojë në klub dhe argjentinasi do të largohet nga Camp Nou në fund të edicionit 2020/21.

Kapiteni i Barcelonës kërkoi të lirohej nga klubi në verë, por ish-bordi refuzoi ta linte të shkonte si transferim falas.


"Barcelona tashmë ka negociuar disa shkurtime të pagave me lojtarët dhe gjithashtu u përpoq të bënte një prerje të përgjithshme që u refuzua nga skuadra, kështu që, kjo nuk është e re për lojtarët".

Rivaldo Messi

"Kjo përforcon idenë se arritja e një marrëveshje për të rinovuar kontratën e Messit do të jetë e vështirë pas duhet të reduktohet paga e tij”.

"Sigurisht, Messi do të ketë oferta më të mira nga klube të tjera dhe tashmë u përpjek të largohet nga klubi në fund të sezonit të kaluar. Unë nuk mund ta shoh se si bordi do ta bindë atë që të rikthej atë vendim”.

messi 6

"Sipas mendimit tim, vetëm fitimi i Ligës së Kampionëve ose La Ligës këtë sezon, ose të kesh [Ronald] Koeman si trajner që ekipi luan një futboll të bukur mund ta bindë Messin të rishikojë opsionet e tij. Për fat të keq, kam frikë se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me klubin”, ka thënë Rivaldo. /Telegrafi/  

telegrafi sport app